Brooklyn Beckham mësohet se ka patur një ‘flirt’ me Rita Orën, duke xhindosur kështu mama Victoria-n furishëm.

Çifti doli në fshehtësi dhe shkëmbyen mesazhe flirtuese kur ai ishte 18 vjeç dhe këngëtarja 26.

Një mik i Posh tha: “Ajo e bëri të qartë se nuk e miratonte këtë lidhje.”

Dizajnerja e modës Posh gati u çmend kur mësoi se djali i saj adoleshent ishte puthur dhe përqafuar me këngëtaren e hitit “Hot Right NoW”.

Posh dhe bashkëshorti David e ndaluan të birin që të takohej me këngëtaren dhe e nisën në Nju Jork për ta mbajtur atë larg nga Rita, e cila është e njohur për lidhje dhe takime me një varg yjesh rocku dhe modele femra.

Në 2013-ën, Rita doli me shokun e Becks-ave Dave Gardner, një tjetër arsye që Davidi kuptohet pse ka qenë i zemëruar.

Një burim tha: “Posh pa disa mesazhe. Ajo nuk donte që djali i saj të shkonte në rrugë të gabuar dhe nuk donte që ata të dilnin së bashku.

“Davidi dhe Victoria ishin të bindur se çifti nuk duhej të takoheshin dhe e bënë shumë të qartë se nuk e kishin miratuar”.

Model dhe fotograf, Brooklyn sapo kishte mbushur 18 vjeç kur ai dhe Rita, 26 vjeç, u panë duke mbajtur duart në në një restorant në Londër.

Darka çoi më pas në “puthje serioze” dhe një seri tekstesh flirtuese, pa u shqetësuar për diferencën e moshës tetë-vjeçare.

Një muaj më vonë, në qershor 2017, ata përsëri u afruan në festivalin Glastonbury.

Por brenda javëve të festivalit, Brooklyn u kthye në kolegj në Nju Jork e kështu çështja u quajt ‘e mbyllur’.

Ai dhe Rita ranë dakord reciprokisht për t’i dhënë fund lidhjes, por thuhet se ende kanë në marrëdhënie me njëri tjetrin.

Një mik i Beckham tha të shtunën në mbrëmje: “Davidi ishte shumë i zemëruar kur mësoi për miqësinë e tyre dhe Victoria ishte e shqetësuar në mënyrë të kuptueshme për hendekun e moshës.

“Ajo mendonte se e gjithë kjo gjë ishte pak e çuditshme.” Por duhet dy për tango, dhe padyshim që Bruklini është plotësisht i angazhuar dhe me të vërtetë e pëlqente Ritën.

“Kishte një tërheqje të serioze.”

“Ndërsa Rita mund të ketë bërë fillimisht vrapimin, Brooklyn dukej i etur për ta ndjekur atë.

“Por sapo e mori vesh Davidi, ai shpejt e çoi në Nju Jork për të studiuar dhe për të harruar Ritën.

“Prindërit e tij nuk mund të kenë miratuar, por sa i përket Bruklinit, ai gjithmonë ka patur preference për më të mëdhatë në moshë.

Ai u nda nga aktorja holandeze Chloë Grace Moretz, dy vjetmë e madhe se ai dhe u ndanë në fund të vitit 2017.