Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi politikanin opozitar rus Alexei Navalny derisa ai po trajtohej në një spital të Berlinit për helmim.

Revista gjermane “Der Spiegel” duke mos cituar asnjë burim, raporton se Merkel shkoi për të parë Navalnyn në spitalin Charite, ku ai mori trajtim për 32 ditë, pasi u transferua nga Rusia në Berlin muajin e kaluar pasi u sëmur në një fluturim të brendshëm.

Një zëdhënës i Merkelit nuk pranoi të komentonte raportimet.

Qeveria gjermane thotë se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar se ai ishte helmuar me një agjent nervor Novichok dhe ka kërkuar një shpjegim nga Kremlini, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe tha se ende nuk ka parë prova të një krimi, transmeton Klan Kosova.