Në 24 orët e fundit, nuk është evidentuar asnjë rast i vdekjes në Kinë nga COVID-19, që është hera e parë që nga publikimi i të dhënave statistikore.

Rastet e reja të infektimit në Kinë janë ulur në krahasim me muajin e kaluar. Sidoqoftë, vendi përballet me valë të dytë të rasteve të infektimit të importuar nga jashtë, për çka autoritetet shëndetësore thonë se kanë arritur në rreth 1.000 raste të tilla.

Në 24 orët e fundit, janë lajmëruar vetëm 32 raste të infeksionit, të gjitha tek personat të kthyer nga jashtë. Dhe 12 raste të tjera të dyshimta janë nën mbikëqyrje, si dhe 30 raste asimptomatike.

Në Kinë, aktualisht ka 1.242 raste aktive të koronavirusit, si dhe 1.033 pacientë asimptomatikë, të cilët janë vendosur në izolim dhe mbikëqyrje. Nga gjithsej 81.740 raste në Kinë, 3.031 vdiqën.