Qeveria italiane mbrëmë solli vendim për zhbllokim të 400 miliardë eurove që t’iu ndihmojë subjekteve afariste që të menaxhojnë me epideminë e virusit korona.

Mjetet do të dedikohen për të gjitha firmat – të mëdha, të mesme dhe të vogla.

“Dyqind miliardë do të dedikohen për tregun e brendshëm për mbështetje të eksportit”, tha kryeministri Xhuzepe Konte mbrëmë në konferencë për shtyp.

Mjetet do të shfrytëzohen për garanci publike për hua. Në kombinim me pakon stimuluese të publikuar në mars, ata do të të ju mundësojnë bankave që të vazhdojnë me hua në vlerë prej më shumë se 750 miliardë euro që të parandalojnë kolaps të ekonomisë së tretë më të madhe në eurozonë.