Në propozimin për ministër të financave dorëzuar në Parlament në biografinë e Zoran Zaev është shkruar thuajse gjithë veprimtaria e tij jetësore nga fëmijëria, shkolla e mesme e deri më sot e gjitha në superlative.

Si në kohën e bankave shkollore dhe tash deri tek deputetët mund të lexohet se për ministër të financave atë që ka bërë nga i vogël, në shkollë të mesme dhe si student dhe gjithë kjo nuk ka lidhje me funksionin për të cilin është propozuar.

“Ka lindur dhe është rritur në një familje të thjeshtë bujqish, nga i vogël me vëllaun e tij janë përfshirë në punët familjare si burim i vetëm mbijetese, ishin edukuar që të jenë të sjellshëm dhe të kryejnë obligimet familjare’, shkruan kështu në biografi.