Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria katër të mitur nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se i kanë marrë para të miturës nga i njëjti fshat në disa raste, duke e shantazhuar se do t’i publikojnë fotot e saja me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale, njoftojnë nga MPB. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës.