Ronaldo, Lewandowski dhe 15 finalizuesit më të mirë të penalltive në Europë

Në bazë të statistikave të Optas, portali Goal ka zbuluar lojtarët të cilët më së shumti kanë shënuar gola nga penalltitë prej gushtit të vitit 2014

#15 Zlatan Ibrahimovic

18 penallti në ligë

15 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit në gol, 83.3 

Ai e ka lënë futbollin europian por luan në MLS prej 2018, por Zlatan mbahet mend për mënyrën e tij të veçantë të ekzekutimit të penalltive. Ashtu si shumë talentë të tjerë, sulmuesi suedez nuk ishte edhe aq i mirë në shënimin e golave nga pika e bardhë. Gjatë sezonit 2014-15, Ibrahimovic humbi tri penallti në ligë, përderisa të tjerat i shënoi gjatë periudhës sa ishte në PSG dhe Manchester United. Ai ka rekord perfekt në SHBA, pasi që ka konvertuar katër penallti në katër gola prej sa luan në LA Galaxy.

#14 Neymar

17 penallti në ligë

15 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit në gol, 88.2 

Ylli i Brazilit nuk i lejohen që të shënoi penalltitë kur vjen deri të goditja e tyre. Në Barcelonë dhe PSG p.sh ai kishte betejë për ekzekutimin e tyre me Lionel Messi, Luis Suarez dhe Edinson Cavani, me të cilin edhe kishte debatuar njëherë në fushë. Statistikat tregojnë, megjithatë që Neymar është i mirë nga penalltia. Ai ka humbur vetëm dy penallti nga katër sezonet e fundit, kurse në PSG ka shënuar më së shumti.

#13 Paulo Dybala

17 penallti në ligë

15 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit në gol, 88.2 

Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi lojtar që di të jetë “vdekjeprurës” në ekzekutim e penalltive. Dëshmitë tregojnë që Dybala është shumë i qetë kur ekzekuton penallti dhe për këtë ai ka arritur një sukses të madh. Dybala ka ekzekutuar 17 penallti në Serie A prej 2014, ku ka humbur vetëm dy. Asnjë nuk e ka shënuar këtë sezon, pasi që kjo detyrë i është larguar argjentinasit dhe i është kaluar Ronaldos.

#12 Robert Lewandowski

16 penallti në ligë

15 penallti të shënuara në ligë

Përqindja e konvertimit në gola të penalltive: 94.1

Një penallti e shkaktuar për Bayern Munich, do të thotë gol për Bayernin, duke falënderuar sulmuesin e njohur polak. Marsi i viti 2018 shënon humbjen e parë të penalltisë së tij kundër Hamburgut e që është hera e fundit kur Lewandowski ka dështuar që të shënojë penallti në Bundesligës që nga 2013, përderisa sa ishte në Dortmund ai ka ekzekutuar 41 penallti ku ka humbur vetëm katër prej tyre.

#11 Daniel Parejo

20 penallti në ligë

16 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit të penalltive, 80

Mesfushori i Valencias po ashtu është një tjetër “Z. Shënues” nga pika e bardhë. 29 vjeçari ka shënuar dy penallti gjatë sezonit 2018-19, derisa deri me tani ka shënuar 16 të tilla. Barcelona dhe Real Madrid kanë vuajtur si pasojë e aftësive të tij për të shënuar nga pika e bardhë, kurse humbja e tij e fundit është në marsin e vitit 2017.

#10 Paul Verhaegh

20 penallti në ligë

16 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit të penalltive, 80

Kur flasim për ekspertë te penalltive, nuk bën të harrojmë assesi Paul Verhaegh, pasi që mbrojtësi veteran i Wolfsburg është i njohur për saktësinë e tij në penallti. 18 nga 22 golat e holandezit për Augsburgun dhe Ëolfsburgun janë shënuar nga pika e bardhë, derisa një e ka shënuar pas kthimit që është rasti i rallë i humbjes se tij te një penalltie. Humbja e fundit e tij ishte në shkurt të këtij viti.

#9 Lionel Messi

25 penallti në ligë

17 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit të penalltive në gola, 68

Argjentinasi është njëri prej lojtarëve më të mirë që njeh futbolli, por kur është puna e penalltive ai nuk është aq i mirë. Messi ka shënuar më pak se një të tretën e penalltive në katër sezonet e fundit, që është përqindja me e ulët në këtë listë. Në të njëjtën periudhë ai ka shënuar 140 gola gjatë këtyre sezoneve, por është mjaftueshëm të thuhet se ka humbur shumë penallti.

#8 Aritz Aduriz

21 penallti në ligë

17 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit të penalltive në gola, 81

Ai është simbol i Athletic, një sulmues i madh për baskët që ende mbahet pavarësisht se ka 37 vjet. As ai nuk është i keq nga 11 metra. Aduriz herën e fundit e humbi penalltinë duke mos shmangur humbjen 1-0 nga Girona, derisa Athletic nuk arriti të del nga zona e rënies nga liga.

#7 Mauro Icardi

21 penallti në ligë

17 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit të penalltive në gola, 81

Juan Musso i Udineses shkaktoi një penallti kontroverse duke ndaluar Icardin vikendin që lamë pas. Bashkëpatrioti i kapitenit të Interit dështoi ta ndal një përpjekje të dobët për panenka të icardi, derisa Icardi shënoi penalltinë e 17 në Serie A prej që luan në të nga sezoni 2014-15.

#6 Harry Kane

20 penallti në ligë

17 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit te penalltive në gol, 85

Tifozët e Anglisë dhe Tottenhamit tashmë e dinë që Kane është një goditës i penalltive i lindur. Fituesi i Kupës së Artë në Rusi, shënoi gjashtë gola, gjysma e të cilëve nga pika e bardhë. Këtë sezon sulmuesi nuk ka treguar shenja se do të gaboi, pasi ka shënuar tri penallti kundër Brighton, Huddersfield dhe Arsenal.

#5 Ciro Immobile

20 penallti në ligë

17 penallti të shënuara

Përqindja e koncertimit te penalltive, 85

Immobile është mbiemri i yllit të Lazios nga e cila pozitë ai zakonisht i lë portierët duarthatë. Herën e fundit që ai ka humbur penallti ka qenë tetori i 2017-ës, kundër Bolognas për fatin e Immbilës nuk e ndaloi Lazion ti merr tri pikë.

#4 Sergio Aguero

20 penallti në ligë

17 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit të penalltive në gol, 85

Argjentinasi bashkë me Kane është golashënuesi më i mirë në Premier Ligë nga pika e bardh, ku ka shënuar të gjitha penalltitë nga tetori i 2016 kur është në ligën angleze. Për kuriozitet, Aguero ka shënuar vetëm një penallti në tërë vitin 2018, duke konvertuar në gol penalltinë kundër Neëcastle kundër Karl Darloë, në fitoren 3-1 në janar.

#3 Fabinho

17 penallti në ligë

17 penallti të shënuara

Përqindja e koncertimit të penalltive në gol, 100

Mesfushori i Liverpoolit ndoshta nuk ka shënuar penallti në klubin nga Anfield, por ai ka një rekord unik. Nga 17 përpjekje nga pika e bardh, braziliani i ka shënuar të gjitha, duke pasur një shkallë të konvertimit të tyre në gol, 100 për qind. Në fakt, Fabinho ka humbur vetëm një penallti në karrierën e tij, atë kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve sa luante me Monacon.

#2 Alexandre Lacazette

26 penallti në ligë

22 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit të penalltive në gol, 84.6 

Sulmuesi i Arsenalit ka reputacionit e ekzekutuesit përfekt të penalltive, të cilat rrallë i humbet. Vetëm Ronaldo ka shënuar më shumë gola nga top pesë ligat e Europës së Lacazette, i cili ka histori të ekzekutimit të tyre që nga Lyon. Për kuriozitet, ai ende nuk ka shënuar nga penalltia për Arsenalin këtë sezon. Aaron Ramsey dhe Pierre-Emerick Aubameyang kanë shënuar dy penallti që janë dhënë për Arsenalin gjatë këtij sezoni, ku të dyja i kanë shënuar.

#1 Cristiano Ronaldo

36 penallti në ligë

28 penallti të shënuara

Përqindja e konvertimit të penalltive në gol, 77.8

Askusht nga top pesë ligat në Europë nuk ka shënuar më shumë se Ronaldo nga pika e bardh. Nga 36 tentime ai 28 i ka përfunduar me sukses, që do të thotë se portugezi është gjashtë penallti larg Lacazette që është sfiduesi i tij i parë. Interesante, megjithatë, pasi që shkalla e reputacionit të koncertimit në gola të penalltive për Ronaldon është e ulët. Vetëm rreth tri të katërtat e penalltive të tij përfundojnë në gol, krahasuar me Lewandowskin, shumë larg pasi që ka shënuar 94 për qind të penalltive gjatë një sezoni.