Skuadra angleze Barnsley është përjashtuar nga FA Cup për shkak të futjes në fushë të një lojtari i cili nuk kishte të drejtë loje në ndeshjen kthyese kundër Horsham.

Horsham, skuadër që është e nivelit të shtatë tani do të kalojë në raundin e dytë, ku ata do të ballafaqohen me Suttonin, skuadër e Ligës së Dytë në Angli.

“Sot FA na ka informuar se nuk do të jemi më në gjendje të marrim pjesë në FA Cup këtë sezon. Një gabim administrativ duke futur një lojtar pa të drejtë loje na e ka humbur mundësinë e vazhdimit në këtë kompeticion”, thuhet në njoftimin e Barnsleyt,