Sipas një sondazhi të kryer në Gjermani, më shumë se një javë përpara zgjedhjeve parlamentare europiane, del se aleanca konservatore e kancelares Angela Merkel ka një përparësi mbizotëruese mbi të gjelbrit e krahut të majtë.

Kristian-demokratët e Merkelit (CDU) dhe partia e tyre bavareze binjake e social-kristianëve (CSU) kryesojnë sondazhet me 28% të votave duke ruajtur pozicionin e një jave më parë në anketën e kompanisë së sondazheve INSA, botuar në tabloidin gjerman ”Bild”.

Të gjelbrit humbën një pikë përqindje në javën e fundit, por janë ende në vendin e dytë me 18%, përpara social-demokratëve të qendrës së majtë me 15%.

Alternativa e krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD) renditet e katërta me 12% të votave.

Gjermanët do të shkojnë në votime më 26 maj në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

”Anketa e INSA-s u zhvillua mes 10 dhe 13 majit dhe intervistoi 2 044 qytetarë, me marzh gabimi prej 2,5 pikë përqindje”, sipas ”Bild”.