Tifozët kanë qenë në kërkim të lajmeve për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacherit që kur ai pësoi lëndim në tru nga një aksident skijimi. Përderisa familja e tij ka qëndruar e heshtur, mjeku i tij e ka thyer këtë heshtje dhe e ka zbuluar gjendjen shëndetësore të ish-kampionit të Formula 1.

Michael Schumacheri është ende duke marrë terapi, që pritet të zgjasë deri në tre vjet. “Ai e ka një plan një deri në trevjeçar për shërim, për periudhën e rigjenerimit”, ka thënë Jean-Francois Payen, mjeku që e konfirmoi i pari vitin e kaluar se legjenda e Formula 1 nuk ishte më në komë.

Payen gjithashtu zbuloi se ai rregullisht e viziton Schumacherin. “Unë ende e vizitoj atë dhe flas për familjen për çfarëdo progresi që shoh”, shtoi mjeku. Megjithatë, ai nuk pranoi të zbuloj më shumë detaje, pasi që tha e respekton vendimin e familjes për ta mbajtur gjendjen e Schumacherit sekrete.

Megjithatë, Payen shtoi se Schumacheri është në gjendje pozitive dhe po shkon drejt shërimit. Ai gjithashtu tha se bashkëshortja e Schumacherit, Corinna, është duke e bërë maksimumin për t’i ndihmuar bashkëshortit të saj të shërohet sa më shpejt, duke ia krijuar kushtet optimale për shërim.

“Ajo menjëherë e dinte sa serioze ishte situata dhe e dinte rrugën e gjatë që e kishim para vetes. Ajo i sheh gjërat shumë qartësisht dhe është e gatshme të bëjë gjithçka për ta përmirësuar gjendjen e bashkëshortit të saj”.