Zlatan Ibrahimovic vendosi të rikthehet në Milanon kuqezi dhe sot ka dalë në konferencë për shtyp. 38-vjeçari ndalet te tifozët, mbështetja e tyre e rëndësishme dhe vendimi për t’u kthyer te Milani.

Bisedat me dyshen Maldini-Boban dhanë efekt pozitiv dhe Ibra kishte një farë borxhi në lidhje me vitin 2012, moment kur kuqezinjtë e shitën te PSG pa dëshirën e tij.

TIFOZËT – “E ndjej entuziazmin e tifozëve. Kam një raport shumë të mirë me ta, shumë pozitiv. Është e rëndësishme mbështetja e tyre, nëse ia dalim ta kemi thjeshtësohen gjërat. Jam gati të zbres në fushë që sot”.

VENDIMI – “Vendosa të kthehem këtu pas ndeshjes së fundit me Los Angelos. Më telefonoi Maldini dhe biseduam së bashku. Ai pati shumë kërkesa, ndërsa unë kërkoja adrenalinën. Fola shumë edhe me Boban, nuk ishte një vendim i vështirë për t’u marrë. Nuk doja të largohesha nga Milani në vitin 2012, nuk isha dakord. Milani është shtëpia ime, i dua të mirën këtij klubi”.