Një pjesë e funksionarëve konfirmojnë se të afërmit e tyre  do të heqin dorë në punësimet në sektorin publik sepse shohin alternativë në institucionet shtetërore, por është e radhës t’i lëmë ata vetë të bëjnë të ditur, sepse bëhet fjalë për akt personal. Besoj se do të kemi shembuj të shkëlqyer të tërheqjes dhe në këtë mënyrë do ta tregojmë ndërgjegjen tonë ndaj qytetarëve të tjerë, paralajmëroi se kryeministri Zoran Zaev.

Ai theksoi se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe para indtitucioneve, por shtoi se shembull duhet të jetë sjellka etike e funksionarëve.

“Ky është një shembull i keq edhe se bëhet fjalë për një numër të vogël, ndërsa pikërisht funksionarët duhet të jenë shembull i mirë si të sillen qytetarët. Nëse ne nuk u imponojmë diçka do të konfirmojmë se kjo është jashtë ligjit, etikës apo të ngjashme. Bëhet fjalë për një akt personal të cilin pres ata ta bëjnë. Bëjmë analizë të hollësishme. Bëhet fjalë për raport personal dhe përgjegjësi personale të individëve të caktuar. Mënyra e konkurrimit,  procedurë të drejtë transparente dhe korrekte në pjesën e punësimit të një pjese të analizës raportet e së cilës i pres këtë javë. Kur do t’i marr menjëherë publikisht do t’i bëj t ditur të gjitha informacionet”, deklaroi Zaevi në përgjigjen në pyetjen pas prezantimit të Parkut shkencor-teknik në Shkup.

Dua t’u them të gjithë qytetarëve, si dhe anëtarëve të familjeve të funksionarëve, shtoi, se të gjithë jemi shembull në shtet.

“Nëse duam ta konfirmojmë këtë që e flasim se vendet më mirë të paguara, mundësi më e mirë për avancim në karrierë dhe paga më të mëdha si rriten me njohuritë e tyre praktike ka në sektorin privat, këtë duhet ta tregojmë si shembull. Kemi prfile të shkëlqyera deficitare të cilët mund të bëhen edhe më të pasur dhe më të avancuar nëse zgjedhin të shkojnë në institucione private. Ekzistojnë alternativa për një gjeodet, arkitekt, informaticient, ekonomist, jurist apo cilido qoftë i ri mundësitë janë të mëdha. Shteti është këtu t’i ndihmojmë të gjithë personat e rinj dhe të gjithë qytetarët”, potencsoi Zaevi.