Ka përfunduar takimi i partënereve të koalicionit mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit. Në fund të takimit ata dhanë dhe intervistat përkatëse për mediat. Ahmeti u shpreh se ky takim ishte vetëm një takim konsultativ dhe se nuk është marrë asnjë vendim apo emër me të cilin do të dalin në zgjedhje së bashku.

Ishte një takim konsultativ mes partnerëve të koalicionit, biseduam mbi të gjitha rrjedhat politike ne vend, për te gjitha opsionet e mundshme që janë ne dobi te vendit. Sigurisht ishim të gjithë dakord qe këto zhvillime të orientohen ne drejtim të mirë. Ishte një vullnet qe u shfaq mes partnerëve të koalicionit. Mendojmë që çështjet te cilat diskutuam t’i vendosim në organet drejtuese të partive të kolaicionit. Partitë do të marrin vendimin përfundimtar, mbete që kontaktet te vazhdojnë me tej për konsulta shtesë që në të ardhmen sekretariatet e partisë t’i vendosin në praktikë. E rëndësishme qe te vlerësohet vullneti i qytetareve të vendit. Dhe vendimi qe do te merret te jete një vendim i drejte- tha Ahmeti.

Gjatë pyetjes së gazetarëve nëse arritën afër një emri për kandidat të përbashkët ai tha se nuk kanë arritur në një emër konkret.

Konsultat vazhdojnë.  Në të mirë të vendit është që ai kandidat te ketë vullnetin e shumicës dhe te dale nga ky vullnet. Gjatë takimit nuk arritëm në emra, mbetet në të ardhmen për detajet. Nuk kemi hyre ne detaje, nuk do te ishte mirë që një kryetar partie te jepte një emër për kryetar shteti- theksoi Ahmeti.