Kryeministri Zoran Zaev po merr pjesë në një tribunë me qytetarët në Kumanovë. Ai ka folur edhe për anëtarësimin e pritur të vendit në NATO dhe për sigurinë e qytetarëve. Ka thënë se qytetarët do të jetojnë të sigurt dhe se askush nuk do të shkojë në luftë. “Mos keni frikë se fëmijët do ju shkojnë në luftë. Kumanova është sfida jonë, Kumanova është udhëtar nëpër të kaluarën tonë. Kumanova ka dhënë viktima. Sepse Kumanova e di sa është e rëndësishme të ndërtohen miqësitë. Të ndajmë paqe dhe të marrim pjesë në sigurimin e paqes”, theksoi ndër të tjera Zaev.