Në ndikimin e masës së freskët ajrore nesër dhe të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut në pjesët perëndimore dhe jugore dhe borë në viset malore. Do të fryjë erë e përforcuar deri në mesatare e cila do të kushtëzojë edhe uljen e temperaturave ditore për tre deri katër gradë në krahasim me ditën e sotme.

Prej të premtes temperaturat e mëngjesit në vend do të lëshohen nën zero, ndërsa gjatë ditës do të jenë në rritje.

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira dhe mot më i freskët me reshje lokale të shiut pasdite në pjesët perëndimore dhe me borë në viset malore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior që do të kushtëzojë në uljen e temperaturave ditore, veçmas në pjesët veriore. Temperaturat maksimale do të jetë në interval prej 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup për sot sinoptikët paralajmërojnë mot me vranësira me erë të përforcuar deri në mesatare dhe temperatura maksimale deri në 15 gradë.