YouTube ka filluar të bllokoj përdoruesit, të cilët kanë shmangur shfaqjen e reklamave, duke aktivizuar aplikacione për bllokimin e këtyre të fundit.

Kjo është raportuar nga një numër i përdoruesve, të cilët kanë thënë se nuk kanë kontratë për përdorimin e YouTube Premium, i cili mundëson shikimin e videove pa iu shfaqur reklamat.

Një zëdhënës i YouTube ka thënë se përdorimi i bllokuesve të reklamave, shkel Kushtet e Shërbimit të YouTube.

YouTube filloi goditjen e aplikacioneve që bllokojnë reklamat nga fillimi i këtij viti. Në qershor, kompania mori një qasje më agresive dhe paralajmëroi shikuesit se nuk do të mund të luanin më shumë se tri video, nëse nuk çaktivizonin bllokuesit e reklamave.