Federata Ndërkombëtare e Tenisit, ka njoftuar gjatë ditës së sotme, se kanë pezulluar federatat e Rusisë dhe Bjellorusisë nga të gjitha garat e mundshme në fushën e tenisit.

Rusia dhe Bjellorusia nuk do të mund të marrin pjesë në garat botërore si “Davis Cup” dhe “Billie Jean King Cup” (për femra), ku Rusia është mbajtëse e të dy trofeve.