Meghan Markle ka shprehur interes për të marrë një vilë 21 milionë paund në Kanada, për të jetuar vetëm me familjen e saj.

Rezidenca me sipërfaqe 6900 metra katrore është në zonat më prestigjioze të West Vancouver dhe ofron pamje të mrekullueshme mbi oqean. Ajo ka gjashtë dhoma gjumi dhe pesë banja.

Në të katër katet është me dritare panoramike me gjatësi të plotë duke shfrytëzuar më shumë pozicionin e saj të ngritur buzë plazhit.

Dhe privatësia, jetike për familjet mbretërore, është e garantuar nga siguria, muret e mbikëqyrura që shkojnë deri në zonën e plazhit.

Një burim i agjentëve të pasurive në Kanada tha: “Meghan ka shprehur interes për këtë shtëpi të bukur. Do të ishte perfekte për të, Harry dhe Archie e vogël”.