Fansa shqiptarë të Malumës mund të gëzoni sepse ëndrra juaj po bëhet realitet. Këngëtari latin, hitet e të cilit dëgjohen në mbarë botën, Maluma do vijë në Shqipëri dhe do mbajë një koncert në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga një profil Instagrami që më parë ka dhënë informacione edhe për koncerte të tjera të rëndësishme në vend, si “Time Capsule”, bën të ditur Blitz.

Gjithashtu burime për “iconstyle.al”, kanë treguar se Maluma do e mbajë koncertin madhështor para verës.

Na mbetet të presim që ditët në vazhdim të marrim edhe konfirmimin përfundimtar dhe detajet mbi koncertin.