Arsen Venger nuk ishte i mendimit që penalltia e Anglisë ishte legjitime. Anglia arriti të kualifikohet për herë të parë në një finale të Kampionatit Evropian nga një penallti e fituar nga Rahim Sterling në minutën 103-të.  Mirëpo, penalltia ngjalli polemika të shumta nga analistët e futbollit.

Edhe ish-menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger nuk ishte i mendimit që ajo penallti duhej akorduar për Anglinë.

“Nuk kishte penallti. Nuk e kuptoj përse në këso lloj rastesh, gjyqtari dhe VAR-i nuk e shikuan atë në ekran. Në një moment të tillë, gjyqtari duhet të jetë absolutisht i sigurt”, tha mes tjerash Venger.

Kejn humbi penalltinë, mirëpo nga topi i kthyer arriti të shënojë dhe ta dërgojë Anglinë në finalen e EURO 2020, ku I pret Italia, më 11 korrik.