Itali vs Angli do të jetë finalja e Kampionatit Evropian.

Anglia e ka eliminuar Danimarkën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori.

“Tre Luanët” vuajtën shumë në gjysmëfinale kundër Danimarkës, sfidë që u zhvillua në “Wembley”.

90 minuta të kohës shtesë u mbyllën 1-1 dhe Anglia e gjeti golin që i kualifikoi në finale në minutën e 104, kur fituan një penallti.

Atë e humbi Harry Kane, por topi u rikthye sërish te ai dhe në tentimin e dytë nuk gaboi, për të shënuar për 2-1.