E gjithë BDI-ja mbrëmë përmes postimeve në Fejsbuk ka festuar shpalljen e gjuhës shqipe në “Gazetën Zyrtare”, me të cilën shqipja bëhet gjuhë e dytë zyrtare në mbarë territorin e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi përmes profilit të tij në Fejsbuk publikoi se e ka dërguar në “Gazetën Zyrtare” Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Në publikimin e shkurtër në Fejsbuk, Xhaferi në gjuhën shqipe dhe maqedonase shkroi: “Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në ‘Gazetën Zyrtare’”.