Në botimin e sotëm të Gazetës Zyrtare është publikuar Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili është miratuar në Kuvend në mars të viti të kaluar, por nuk ka hyrë në fuqi për shkak të mos publikimit në Gazetën Zyrtare.

I njëjti është botuar pa nënshkrimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjegjësisht është nënshkruar vetëm nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare është publikuar edhe ratifikimi i marrëveshjes së Prespës, i njëjti pa nënshkrimin e Ivanovit.

Tani për tani reagim të vetëm ka nga ana e OBRM-PDUKM-së të cilët e kanë kërcënuar drejtorin e Gazetës Zyrtare se do t’i ngritet padi penale, sepse për publikimin e akteve nevojitet edhe nënshkrimi i Presidentit të vendit.