Më 12 tetor shënohen 30 vite të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës popullore të Kinës.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 12 tetor të vitit 1993. Marrëdhëniet mes dy vendeve arritën nivel të lartë politik, përderisa bashkëpunimi bilateral zhvillohet në të gjitha sferat, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e vendit tonë për MIA-n.

Në fokus është bashkëpunimi ekonomik, me theks të veçantë në intensifikimin e këbimit tregtar, që është përfitim për qytetarët e të dy vendeve.

Kina është vendi i pestë, pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Greqisë, Serbisë me të cilën Maqedonia tregtoi më së shumti në periudhën janar – korrik 2023. Vëllimi i përgjithshëm i këmbimit të jashtëm tregtar, siç kumtoi kohë më parë Enti shtetëror për statistika, në këtë periudhë është 654,7 milionë dollarë dhe në krahasi me periudhën e njejtë të vitit të kaluar shënon rritje prej 12 për qind. Eksporti i prodhimeve dhe shërbimeve nga Maqedonia në tregun kinez është 58,4 milionë dhe shënon rritje prek 77,2 për qind në krahaism me vitin e kalaur. Importi i prodhimeve nga Kina, ndërkaq është disa herë më i lartë dhe është 596,3 milionë dollarë që është rritje për tetë për qind.

Kohë më parë në Shkup u mbajt panel diskutim organizuar nga ambasada kineze dhe Qendra për hulumtime dhe analiza strategjike në të cilin përfaqësuesit kinezë e cekën gatishmërinë për vaujdim të bashkëpunimit në të gjitha sferat, posaçërisht në ekonomi, si dhe se Kina mbetet gjerësisht dhe sinqerisht e hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit Kina shënon edhe dhjetë vite prej fillimit të i]nismës “Rripi dhe Rruga” (Belt and Road Initiative – BRI)

Kina shënon edhe dhjetë vite nga vendosja e nismës “Rripi dhe rruga” (Belt and Road Initiative – BRI), e cila quhet edhe Rrug e re e mëndafshit. Qëllimi i Kinës ishte të ndihmohet në ndërtimin e infrastrukutrës në vendet e Azisë Lindore dhe Evropës. Më pas Qeveria kineze projektin e zgjeroi në Afrikë, Oqeani dhe Amerikë Latine, duke tentuar ta rrisë ndikimin kinez edhe në këto rajone të botës.

Në Maqedoni ka dy projekte infrastrukturore dhe atë aksi Milladinovci – Shtip, e cila ka përfunduar dhe rruga Kërçovë – Ohër, në të cilën akoma punohet nga ana e kompanive kineze. Në vitet e kaluara gjithashtu bashkëpunimi u zhvillua edhe në sektorë të tjerë si energjetika, kultura, arsimi dhe të tjera.