Është arrestuar një 19-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të biçikletave dhe trotinetëve elektrik në Tetovë.

“Pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve, Sektori për Punë të Brendshme (SPB)- Tetovë ka zbardhur gjashtë vjedhje të biçikletave dhe trotinetëve elektrik në Tetovë, përfshirë edhe ato nga janari vitit 2023 e deri më tani”, njoftojnë nga MPB-ja.

Për shkak të dyshimit të kryerjes së vjedhjeve, më datë 04.10.2023 rreth orës 14:00 në rrugën ‘Marshal Tito’ në Tetovë nga liria është privuar 19-vjeçari A.G nga Shkupi, informojnë nga policia.

Ai është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët parashtresë përkatëse.