Disa vite më parë, burrat kurrë nuk do të mendonin të bënin botoks apo operacione të tjera kozmetike, sepse mendonin se këto ishin punë grash.

Por me kalimin e kohës, duket se ka ndryshuar mendimi për këtë çështje dhe dëshira për të mposhtur plakjen po rritet.

Revista “Mens Health” thotë se prej vitit 2010 ka një 20% rritje të burrave që po bëjnë botoks, transmeton Gazeta Express.

Përderisa vendi më i zakonshëm ku njerëzit bëjnë botoks është fytyra, ka edhe shumë pjesë të tjera në trup të cilat po bëhen me botoks – përfshirë këtu edhe testikujt.

Po, pjesa më e ndjeshme e burrave është duke u injektuar me botoks për ta bërë atë të duket më tërheqës. Procedura po quhet “Scrotox” dhe kushton deri në 1,000 dollar për t’u bërë.

Futja e botoksit në këtë pjesë intime të trupit, i bën “topat” të duken më pak rrudhosur dhe më të rinj. Por, mjekët paralajmërojnë rrezik nga ky trend i ri, kjo pasi botoksi përmban një baktere e cila mund të paralizojë nervat në pjesë të ndryshme.