Suksesi nuk ka të ndalur për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Çdo këngë e saj kthehet menjëherë pas publikimit në hit, duke thyer rekorde dëgjueshmërie.

Këtë herë Dua ka thyer një tjetër rekord, pasi ka arritur 700 milionë shikime në YouTube me projektin “One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris.

“A është kjo videoja e tretë e Dua Lipës që ka arritur këtë”, thuhet në një njoftim të ndarë në InstaStory nga faqja ‘Dlipanews’, të cilën më pas e ripostoi edhe vetë artistja.