Pas triumfit 1-0 ndaj Anglisë në finale, Spanja ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë ndonjëherë trofeun e Kupës së Botës për femra. Ndeshja finale dhuroi një spektakël të vërtetë, megjithatë spanjollet ishin ato që diktuan ritmin.

Takimi u vendos që në minutën e 29’, me Carmona Garcia që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipit të saj.

Në fraksionin e dytë Spanja pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, megjithatë në minutën e 70’ Hermoso humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Spanjën e femrave që feston një moment historik në futboll.