Përfaqësuesja e Maqedonisë do zhvilloj dy miqsore me Kosovën në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evripian që zhvillohen në muajin nëntor.

Përballja e parë do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 16:00, derisa miqësorja e dytë më 8 shtator, në të njëjtin stadium, në orën 11:00. Këto dy miqësore përzgjedhësit Arbnor Morina dhe stafit të tij do t’i shërbejnë për ta parë formën e futbollistëve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikueset e nëntorit.

Kosova bën pjesë në Grupin e 9-të, ku janë të përfshira edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.