“Ligji për regjistrimin e popullësisë mund të sillet shpejtë sepse për të duhet shumicë e thjeshtë në Parlament, por qëllimi nuk është vetëm të sillet ligji, por të gjitha subjektet politike të qëndrojnë pas ati ligji dhe ta mbështesin”.

Këtë në një intervistë për AIM e ka thënë drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika Apostoll Simovski. Sipas tij, regjistrimin nuk mund të zbatohet nëse nuk ka edhe logjistikë politike dhe vullnet.

“Qëllimi është të ketë konsensus te të gjitha subjektet politike parlamentare kur të sillet ky ligj. Opozita doli me 23 kërkesa që vlersoi se duhet të ishin kyçur, nga të cilat një pjesë e madhe fare edhe nuk mund të pranohen sepse udhëhiqnin drejtë asaj që ndodhi me regjistrimin e vitit 2011”, thotë Simovski.

Ai shprehet optimist se ligji për regjistrim do të miratohet para zgjedhjeve.

“Këmbëngulë kjo të ndodhë nga një arsye e thjeshtë. Jo që ndryshimi eventual i qeverisë do të ndryshonte gjë, sepse gjithçka është bërë të jetë operacion kryesisht profesional. Megjithatë deri sa të formohen Parlamenti i ri dhe qeveri e re, do të kalon kohë, ndërsa ne nuk duam të ketë ligji në bazë të cilit edhe de jure do të ishim mbuluar në gjitha aktivitetet”, thotë drejtori Simovski.