Janë të frikësuar para këtyre zgjedhjeve. Mos besoni në fjalë, por vetëm në vepra, tha kandidatja për presidente të vendit Gordana Siljanovska Davkova në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në Kavadar, duke theksuar se do të bëjë gjëra që nuk i ka bërë presidenti i deritashëm. Mes tjerash afrim me qytetarët përmes zyrave popullore.

Ajo foli për problemet e deritashme në disa sfera.

“Prandaj mendoj se është momenti i fundit për të bërë diçka për të rikthyer krenarinë, ndërsa ne kemi shumë gjëra që mund të na bëjnë krenar”, tha ajo, duke shtuar se qeveria aktuale duhet të largohet”, ka thënë Siljanovska Davkova.

Siljanovska foli edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor që, siç tha ajo më së shumti e tangon.

“Ky vend është larg shtetit ligjor, shteti është partiak! Mendoj se ju nuk e meritoni këtë pushtet, duhet ndryshuar dhe pas këtyre zgjedhjeve presidenciale ju premtoj se do ta realizoj atë që prisni nga unë. Do t’ju dëshmoj se legjitimiteti im buron nga ju dhe jo nga dikush tjetër”, tha ajo.

Ajo theksoi se tani ekzistojnë dy shtete në një, dy kuvende, dy kryeministra. “Dhe prandaj për këtë faji është te shefi i shtetit. Roli i tij është të unifikojë dhe pajtojë, të ndërtojë unitet midis pushtetit dhe opozitës, midis burrave dhe grave, midis personave me aftësi të kufizuara dhe të tjerëve”, theksoi ajo.

Sipas saj, imazhi i shtetit është imazhi i presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit, ambasadorëve, kryetarit të Gjykatës supreme apo kushtetueses.

Stevo Pendarovski do të mbahet mend për faktin se ai është një komentues që komenton situatat që kanë ndodhur dhe aspak për të ndërmarrë të ndryshojë rrethanat, theksoi madje kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Mickoski në mitingjet në Negotinë dhe Kavadar tha se këto zgjedhje janë edhe një shans për të zgjedhur president siç realisht meriton Maqedonia.

“Këtë që kemi tani është njeri që për veten e tij thotë se po të mos ishte president do të ishte larguar vetë nga vendi”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së në fjalimin para të pranishmëve në mitingjet në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjen e presidentit. Duhet t’i vjen turp, tha ai për Pendarovskin.