Gazetari dhe themeluesi i PortaliX, Furkan Saliu, është arrestuar sot nga njësia speciale e policisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare – FK Kumanovo në Ligën e Tretë të vendit.

Më shumë detaje nga ngjarja do të publikohen në vazhdim. PortaliX konsideron se veprimi i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe tentim qyqar për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të cilën e praktikon PortaliX.