Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas konferencës për shtyp të opozitës VLEN, të cilët aludojnë në përfshirje të eksponentëve të BDI-së në furnizimin e Lotarisë së Maqedonisë me aparate të reja për lojërat e fatit. Nga BDI thonë se pikërisht opozita që nuk e votoi pr/ligjin për Lojërat e Fatit, që sipas BDI-së mundëson mbylljen e lojërave të fatit.

“Opozita e pa udhë, në shërbim të agjendës pro-ruse, vazhdon përpjekjet për përçarjen e shqiptarëve duke përdorë lajme të rreme dhe shpifje, gjithmonë në shërbim të si VMRO-së dhe Levicës. Është pikërisht Izet Mexhiti dhe disa deputetë shqiptarë të rreshtuar në agjendën ruse ata që nuk e votuan Ligjin për mbylljen e lojërave të fatit edhe përkundër thirrjeve dhe kërkesave të Lëvizjes Antibixhoz. Qytetarët e Maqedonisë gjithashtu e dinë se, opozita e koordinuar ngushtë me VMRO-në e Mickoskit dhe të Majtën e Apasievit, për një kohë të gjatë e kishin bllokuar propozim-ligjin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komisionet parlamentare, duke ju mundësuar qarqeve të errëta të krimit dhe korrupsionit të vazhdojnë me organizimin e lojërave të fatit”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.