Maqedonia e Veriut pret bisedime konstruktive me Qeverinë e re bullgare dhe zhbllokim të shpejtë të procesit. Takimet pritet të mbahen pas votimit të qeverisë së re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa deri atëherë, siç paralajmëron shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të punohet në aktivitetet përgatitëse për realizim të atyre takimeve.

Ndërkohë, ministri bullgar për inovacione, Daniel Lorer deklaroi se interes nacional bullgar është që Maqedonia e Veriut t’i bashkangjitet Bashkimit Evropian, ndërsa lideri i lëvizjes bullgare “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov doli me propozim që Bullgaria ta heqë veton për Maqedoninë e Veriut, nëse SHBA-ja i heqë vizat për qytetarët bullgarë dhe nëse Bullgaria menjëherë bëhet anëtare e Zonës së shengenit.

Sipas shefit të diplomacisë së vendit, Bujar Osmani, me rëndësi është të kthehet besimi dhe të bisedohet për çështjet thelbësore të cilat janë në tryezë. Qëllimi i vizitës dhe takimeve, siç deklaroi Osmani, është kthimi i marrëdhënieve në një rrugë normale, evropiane. Zgjerimi, thotë, nuk është në interes vetëm të vendit, por edhe çështje strategjike gjeopolitike për Unionin.

Në gjysmën e dytë të janarit, pas formimit të Qeverisë së re në vend, pritet të konkretizohet edhe komunikimi me Francën, si kryesuese aktuale me Unionin, rreth mundësive që do t’i kishte vendi gjatë kryesimit francez.

“Tashmë kam vendosur komunikim dhe kërkesë për vizitë dhe takim me autoritetet më të larta franceze. Fillimisht u dakordua që ai takim të realizohet këtyre ditëve, megjithatë, vendosëm se ai tkaim duhet të realizohet pas formimit të qeverisë së re këtu tek ne, përkatësisht në gjysmën e dytë zë janarit, kur do të duhet zyrtarisht të vendoset ai komunikim, i cili ndërkohë ekziston edhe tani, megjithatë, që të konfirmohen planet dhe pozitat franceze lidhur me angazhimin e tyre në këtë proces”, theksoi Osmani.

Nga ana tjetër, lideri i lëvizjes bullgare “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov dje në Facebook, e kumtoi propozimin e tij lidhur me veton bullgare për Maqedoninë e Veriut. Ai propozoi që Bullgaria t’i lejojë hyrje Maqedonisë së Veriut në BE, nëse SHBA-ja i heqë vizat për qytetarët bullgarë dhe vendi menjëherë të[ bëhet anëtare e Zonës së Shengenit.

“Tani ne jemi më pak evropianë sesa evropianët e vërtetë. Do të thotë unë kërkoj që menjëherë të mos ketë viza për SHBA dhe të bëhemi menjëherë anëtarë të zonës Shengen”, shkroi mes tjerash Trifonov në Facebook.

Reagimi arriti nga nënkryetari i Kuvendit të 47-të popullor të Bullgarisë dhe ish-ministër i Jashtëm, Kristian Vigenin, i cili shfaqi shpresë se deklaratat e improvizuara në këtë fazë do të reduktohet minimalisht në mënyrë që, siç thotë, të mos krijohet pasqyrë e rrejshme për çarje në pozicionin e Bullgarisë apo mes partnerëve të koalicionit.

Kristijan Vigenin në Fejsbuk shënoi se marrëveshja e koalicionit për qeverisje midis “Ndryshimi vazhdon”, BSP, “Ka një popull të tillë” dhe Bullgaria demokratike ka qëndrim të qartë për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se kjo temë mbetet një nga sfidat më të mëdha për Qeverinë bullgare në sferën e politikës së jashtme dhe evropiane.

Sipas Vigenin, mbajtja e marrëveshjes së gjerë politike dhe bashkëpunimi midis institucioneve të vendit është çelësi për mbrojtjen me sukses të interesit bullgar. Ai beson se Këshilli Këshillimor i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga presidenti i Bullgarisë është një mundësi e mirë për të marrë informacione të reja dhe për të ndarë pikëpamjet politike për hapat e ardhshëm.

Interesi kombëtar bullgar është që Republika e Maqedonisë së Veriut të kyçet ndaj Bashkimit Evropian, rruga në të cilën hapi i ardhshëm është fillimi i negociatave me Shkupin. Hapja e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë qëllimi kryesor për diplomacinë bullgare, deklaroi ministri bullgar i Inovacioneve, Daniell Lorer për BNR.

Franca, e cila prej 1 janarit e mori nga Sllovenia kryesimin me Bashkimin Evropian, para një muaji prezantoi se cilat do të jenë prioritetet gjatë kryesimit të saj me Unionin. Edhe pse zgjerimi nuk përmendet konkretisht, megjithatë njohësit nuk përjashtojnë përparim në proces për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë. posaçërisht për shkak të asaj që tashmë përmendej nisma franceze për zgjidhje të kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe heqje të vetos bullgare.

“Nuk do të mund të ndërtojmë Evropë të paqes në 50 vitet në vijim nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor siç është sot”, deklaroi Makroni më 9 dhjetor dhe theksoi se në qershor do të organizojë Konferencë për rajonin.

Ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner, ndërkaq në intervistë për “360 shkallë” muajin e kaluar deklaroi se mund të pritet që Makroni të ndërmarrë hapa për lehtësim të dialogut mes Sofjes dhe Shkupit, përkatësisht nismë për lëvizje të punëve.

Ai atëherë nuk tha konkretisht se për çfarë hapa bëhet fjalë, por potencoi se fillimi i negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është diçka që e dëshirojnë të gjithë.

“Mendoj se kërkesa juaj e ardhshme do të jetë – për çka punohet më saktësisht në të vërtetë, por unë do të mbetem diskret, sepse më me rëndësi është të jemi efikas, të kemi aktivitete që do të mundësojnë zhbllokim të procesit dhe të arrihet ai rezultat, të cilin sot e dëshirojnë të gjithë, ndërkaq ajo është zgjidhja e situatës sa më parë në mënyrë që të fillohen negociatat për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se nuk ndodhemi në fazë të komunikimit publik, por në fazë të mobilizimit, ndërkaq që të rriten gjasat për sukses, ndonjëherë duhet të jemi mjaft diskret, sepse më me rëndësi është të jemi bindës dhe të kemi qasje racionale e cila në fund do të na e sjellë rezultatin e dëshiruar”, tha Bomgartner, i cili shtoi se qëllimi është negociatat me Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Duke përkujtuar se në Francë do të ketë zgjedhje presidenciale në prill, zgjedhje parlamentare në fillim të qershorit, përmendi se mundësitë e Parisit për të vepruar gjatë zgjedhjeve do të jenë të kufizuara, sepse “dp të gjendemi në periudhë në të cilën duhet të jemi të rezervuar”.