Grupi i senatorëve republikanë i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Tramp të hetojë rrezikun e mundshëm të Kinës për të shfrytëzuar TikTok aplikacionin e famshëm për shpërndarjen e videove për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Anëtarët e Senatit të SHBA-së, Marko Rubio (nga Florida), Tom Koton (nga Arkanas), Ted Kruz (Teksasi), Kevin Kramer (Dakota e Veriut) dhe kolegë të tyre, mbrëmë krerëve të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Departamentit për Siguri Kombëtare dhe Inteligjencës Kombëtare u dorëzuan letrën ku theksohen rastet e censurimit në aplikacionin që lidhej me përpjekjet e pretenduara nga autoritetet kineze për të manipuluar diskutimet politike përmes këtij aplikacioni.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që Partia Komuniste kineze mund të kontrollojë TikTokun për të shtrembëruar dhe manipuluar diskutimin përçarës mes amerikanëve dhe të arrijë ndonjë qëllim politik”, thuhet në letrën e dorëzuar deri tek agjencitë amerikane për siguri.

TikTok është aplikacion kinez dhe ata mohojnë se ai mund të kontrollohet nga autoritetet, sepse “nuk është platformë politike” dhe se “po investon në mënyrë aktive në mbrojtjen e aplikacionit”