Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 67.50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 69.50 denarë për litër.

Eurodizeli shtrenjtohet për 1 denarë dhe do të kushtojë 62.50 denarë për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri javën e ardhshme.