Për dallim nga gjysma e dytë e gushtit, kur pala mbrojtëse e Boki13 kishte vërtetuar se gjendja e Bojan Stojanovski është e mirë në burg, ndoshta edhe më mirë se siç ishte pritur, tashmë gjendja e tij është përkeqësuar.

Siç njoftoi avokati i tij Sashko Dukoski në një intervistë në për TV Telma, Boki 13 është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Dukovskit, klienti i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për çdo dit ka të vjella dhe dhembje të forta barku, të cilat janë si rezultat i operacioneve të cilave i është nënshtruar para se të mbyllet në burg.

Jovanovski është i dyshuari i parë në rastin “Haraçi”, ndërsa përveç tij të dyshuar janë edhe Katica Janeva dhe Zoran Milevski, të cilët poashtu ndodhen në paraburgim.