Nga sonte në mesnatë do të rritet çmimi i derivateve nga 1,5 deri në dy denarë për litër, me vendim të Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendim, çmimet me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 1.68 për qind.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIESEL BS (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,5, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për dy denarë për litër.

Pra, EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 79 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të kushtojë 81, EURODIZEL BS (D-E V) do të kushtojë 81,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 80 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS rritet për 0,062 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 40,655 denarë.

KRRE thekson se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 5,153 për qind për benzinën, 2,83 për qind për naftën, 3,424 për qind për naftën ekstra të lehtë dhe 0,596 për qind për karburantin.

Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë përcaktuar me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,334 për qind.