Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasditen e sotme ka takuar kryetarin e Aleancës së Shqiptarëve, Arben Taravari, pjesë e koalicionit zgjedhor Vredi.

VMRO-DPMNE për MIA-në e konfirmojnë takimin, duke thënë se është biseduar për parimet për një koalicion të mundshëm të ardhshëm dhe bashkëpunim të përbashkët.

Takimi Mickoski-Taravari zhvillohet vetëm dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj. Taravari ishte një nga shtatë kandidatët për president, por nuk hyri në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ai fitoi 83,337 vota në raundin e parë.