Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 526 pacientë të shëruar nga coronavirusi, inofrmojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup-295, Kumanovë-13, Shtip-7, Prilep-39, Tetovë-12, Strugë-3, Veles-4, Manastir-9, Ohër-33, Kavadar-41, Gostivar-9, Gjevgjeli-4, Strumicë-16, Kriva Pallankë-3, Koçan-2, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Vallandov-6, Kratov-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-4, Resnjë-2 dhe Negotin-17.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 83.789, numri i pacientëve të shëruar është 62.469, numri i vdekjeve është 2.522, ndërsa numri i rasteve aktive është 18.798.