Laboratori hulumtues i reporterëve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar sot storjen hulumtues të radhës ku tregon se si realizohen punësimet e zyrtarëve të lartë qeveritarë të përbërjes aktuale LSDM – BDI, por edhe partive tjera të koalicionit.

Vëllezërit, motrat, dhëndërit, baxhanakët, vjehrrat, të dashurat përbëjnë listën e gjatë të punësimeve prioritare që realizohen nga pushtetarët aktual.

Sipas Laboratorit hulumtues, së fundi këto kategori janë më të preferuarit për punësime, ndërsa shumë më pak aktivistët partiak.

Në hulumtim përmenden nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski që punësoi djalin, ministri Kreshnik Bekteshi që punësoi motrën, deputetja Mira Stojçevska që punësoi djalin, deputeti dhe ish-sekretari gjeneral i LSDM, Kiracovski që kishte punësuar shumë familjarë, etj.

Hulumtimi tregon se si montohet dhe realizohet shpallja për punësim. Fillimisht para shpalljes së konkursit krijohet terren dhe vendosen kushtet që plotëson kandidati i tyre për tu punësuar.

Në shumë raste paraqiten vetëm këta kandidatë të afërm. Filtri i fundit është intervista e kandidatëve, ku aty janë dy të punësuar nga institucioni dhe një nga Agjencia për administratë, të cilët vendosin se kush duhet të pranohet në punë./ina