U mbyll muaji i parë i vitit dhe qëllimet e mira për të përmirësuar jetën time janë në listë. Nëse kthehemi vite më parë në kohë, kur nënat dhe baballarët tanë ishin sa ne, as nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë që të kishin kaq kohë të lirë për veten sa kemi ne sot.

Për të parë një film, ata duhet të ecnin në të ftohtë për të shkuar deri në kinema, ndërsa sot ne nga lap top-i shohim krijimet më të fundit të kinematografisë, pa qenë nevoja të ngrihemi nga divani.

Për të qënë të përpiktë në një takim, prindërve tanë nuk ju duhej një telefon dhe telefoni i vetëm në shkallën e pallatit, shërbente si postë për të gjitha familjet.

Mamatë tona, kishin të dielën e pastrimit në komunitet, me fshesa, ndërsa për ne, fshesa me korrent thjesht me një komandë pastron e pavarur shtëpinë; ndërkohë që larësja e enëve e ka marrë komandën kur të nisë procesin e larjes pa qenë nevoja që unë të prezantoj detergjentin me sfungjerin; etj pa fund si këto.

Edhe pse teknologjia sa vjen e na e lehtëson punën dhe jetën, ne sërish gjejmë arsye për të qenë të paplotësuar.

Teksa nisa të bëja bilancet e objektivave që ja dola dhe jo, me apo pa ndihmën e teknologjisë, më rezultoi që duhanin nuk e lashë dot dhe për këtë vit. Ndihem në faj, por të paktën kam zgjedhur një alternativë më pak të dëmshme. IQOS që mbaj në duar është një tjetër pajisje teknologjike në të përditshmen time. Në çdo kohë që unë dua të pi duhan, nuk është më nevoja të dal në ballkon në të ftohtë, apo të ndërpres punën në zyrë për të shkuar në vendin e caktuar të duhanpirësve; por aty ku jam falë teknologjisë që Philip Morris ka krijuar për të lehtësuar jetën time, unë mund të pi duhan kudo ku ndodhem. Po t’ju them që nuk është as nevoja të çohem e të hap dritaren për ajrosje do më besonit? Epo ata që e njohin IQOS patjetër që e kuptojnë se për çfarë po flas. Ndërkohë për ju të tjerët po shpjegohem më qartë.

Studiova gjatë mbi këtë pajisje elektronike dhe zbulova se IQOS është rezultati i një punë të gjatë kërkimore shkencore që kompania Philip Morris, ka arritur pas një investimi prej 4.5 miliardë dollarë, në ndërtimin e një të ardhmeje pa tym duhani.

Afërsisht 6 milion duhanpirës në mbarë botën, ja paskan kanë dalë të ndalojnë tymosjen duke kaluar në përdorimin e IQOS, e duke e kthyer këtë pajisje në nje alternativë më të mirë. Madje në faqen e tyre dedikuar kërkimit shkencor për këtë risi, shkruhej se është vërtetuar shkencërisht se IQOS redukton nivelin e përbërësve të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm në krahasim me tymin e duhanit nga 90 deri në 95%.

Ndër të tjera, kjo pajisje, fjala e fundit e teknologjisë, dhuron kënaqësinë dhe shijen e vërtetë të duhanit, pa e djegur atë, duke shmangur në këtë mënyrë përdorimin e zjarrit, hirin, tymin dhe aromën e pakëndshme. Aerosoli i IQOS shpërbëhet më lehtë se tymi i cigares, duke mbrojtur dhe duhanpirësit pasivë, e testuar shkencërisht.

Përmes IQOS, Philip Morris, jo vetem ka lehtësuar jetën time, por njëkohësisht më jep dhe mundësine të shmang një sërë kimikatesh të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme, gjë që është tejet pozitive për ne që e kemi të pamundur të braktisim zakonin e duhanpirjes.

P.S. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja është se me IQOS nuk më duhet më çakmaku, dhe kështu shmang njëherë e mirë atë sikletin për t’i kërkuar çakmakun hua të panjohurve në rrugë apo bare J

Kaq për qëllimet e mia të 2019! Jemi vetëm në javën e 6-të të vitit…Kurajo!

/Living/