Një grua e moshuar, të cilës iu hoqën dy veshkat pasi mjekët e diagnostikuan gabimisht me kancer, ka vdekur tetë muaj më vonë.

Linda Woolley nga Englewood pësoi atak kardiak të premten, tha familja e saj.

Ajo u diagnostikua me kancer të veshkave në një spital në Kolorado në mars të vitit 2018 dhe iu nënshtrua një operacioni për të hequr të dy organet në maj.

Por pas biopsisë u zbulua se nuk kishte asnjë gjurmë kanceri.

Mjekët kuptuan gabimin e tyre pas një biopsie pas operacionit dhe nuk gjetën asnjë shenjë të kancerit në veshka.

Por veshkat nuk mund ti riktheheshin 73-vjeçares. Kjo bëri që jeta e saj të shkatërrohej plotësisht.

Veshkat janë të nevojshme për largimin e ujit të tepërt nga gjaku duke prodhuar urinën. Por ne mund të mbijetojmë vetëm nëse kemi 1 ose të dyja veshkat. Ndërsa e moshuara jetoi për 8 muaj pa asnjërën nga veshkat. Ajo duhet të bënte dializë, një IV (intravenoz) që në thelb pastron dhe filtron gjakun e tyre.