Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë mbrëmjes së kaluar është gjobitur I.A (68) nga fsahti Çegran i Gostivarit.

Sipas njoftimit të MPB-së, ai me automjetin e tij ka qarkulluar në Urën e Gurit në Shkup.

“Atij i janë shqiptuar masa për shkak të vozitjes në kahje të kundërt të shenjës së trafikut, parkim të automjetit në zonë të këmbësorëve dhe për skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit”, thuhet në njoftimin e policisë.