Bashkëpunimi ndërmjet administratave doganore të të dyja vendeve, aktivitetet dhe projektet aktuale, si dhe planet dhe projeksionet për nevojat e Drejtorisë doganore të Maqedonisë dhe mundësitë e ndihmës nga doganat koreane, ishin në fokus të bisedimeve ndërmjet presidentit, Stevo Pendarovski dhe drejtorit të përgjithshëm të shërbimit doganor të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko.

Në takim, drejtori i Shërbimit Doganor të Republikës së Koresë, Kvanjang Ko, e informoi presidentin Pendarovski për fillimin zyrtar të projektit për grant prej 4,8 milionë dollarësh për Drejtorinë doganore të Maqedonisë.

Ky projekt, siç njofton shërbimi i shtypit parlamentar, do të mundësojë një sistem, qëllimi i të cilit është të gjenerojë të ardhurat më të larta në buxhet dhe të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe nënkupton zbatimin e harduerit dhe softuerit për ruajtjen e të dhënave dhe përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale për përpunimi i të dhënave në drejtim të zbulimit të rreziqeve të mundshme.

Presidenti Pendarovski përshëndeti përpjekjet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy administratave doganore dhe theksoi se ky bashkëpunim i suksesshëm është shembull që duhet ndjekur edhe në sferat tjera të ekonomisë.

Pendarovski falënderoi për ndihmën e deritanishme të Republikës së Koresë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të administratës doganore të Maqedonisë dhe theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë përfitim të konsiderueshëm nga ato projekte në drejtim të qasjes më të gjerë në tregjet e huaja, thuhet në njoftim.