Pendarovski është burim i gjuhës së urrejtjes, ai qeshi dhe duartrokit ndërsa një aktivist i SDS-së e shante Siljanovskën me komente seksiste, në vend që të merrte mikrofonin dhe t’i qortonte përkrahësit dhe t’u kërkonte falje të pranishmëve dhe shikuesve, ai dëgjoi ofendimet ndaj Siljanovskës, reagon VMRO – DPMNE.

Ky qëndrim seksist dhe mizogjen i Pendarovskit dhe aktivistëve të SDS-së ndaj Siljanovskës nxitet drejtpërdrejt nga Pendarovski, i cili prej dy javësh e ofendon Siljanovskën me maçoizmin e tij primitiv ballkanik. Gjuha e urrejtjes dhe fyerjet e filluara nga Pendarovski tani janë ndjekur nga përkrahësit e tij.

Pikërisht për shkak të këtij qëndrimi primitiv të Pendarovskit, ai do të mbetet vetëm ish-president. Maqedonia nuk ka nevojë për njerëz për president që tregojnë pushtet mbi gratë. Maqedonia ka nevojë për një president që do t’i respektojë të gjithë dhe do ta mbrojë vendin. Është koha që njerëzit ta kthejnë vendin e tyre. Maqedonia është përsëri krenare.