Pas Gjermanisë një tjetër vend që ësjhtë duke vuajtur mungesën e theksuar të punëtorëve është Japonia.

Për këtë arsye qeveria Japoneze ka hapur dyert për 340 mijë emigrantë.

Japonia është një ndër vendet me ekonomi të fortë, por popullisia e saj po plaket me ritme të shpejta, pasi numri i lindjeve është ulur ndjeshëm.

Mësohet se qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni nga vendet e Azisë Juglindore.

Sektorët, ku ka nevojë më shumë për punëtorë janë ndërtimi, shëndetësia dhe teknologjia.