Pas takimit në Prishtinë te Albin Kurti, burime të TV21 brenda takimit thonë se bashkëpunimi në mes Taravarit, Mexhitit, Kasamit dhe Gashit tashmë është punë e kryer. Ditët në vazhdim pritet formalizimi i marrëveshjes. Gjate kesaj jave, Taravari pritet ti informoje organet e partisë.

Por a do të jetë në një vij me Taravarin edhe Sela me Llogën, kjo pritet të mësohet në mbledhjen e kuvendit të ASh-së që pritet të mbahet së shpejti.

Burime nga LEN thonë se në të ardhmen Fronti opozitar do të rritet edhe me tepër.

Në takimin me kryetarin e LVV Albin Kurti është biseduar edhe për zgjedhjet presidenciale, pas çka Taravari, Kasami, Mexhiti dhe Gashi kanë dhënë propozim për një president i cili “kësaj radhe duhet të jetë shqiptar”.

Burime nga ky koalicion thonë se kandidati i tyre për president do të grumbulloje edhe një pjesë të sektorit civil.

Nëse LEN del me kandidat për president, në këtë rast flitet se edhe BDI do të dilte me kandidatin e saj, e kjo situatë aspak nuk i shkon për shtati LSDM-së, e cila pret mbështetjen e BDI-së për zgjedhjet presidenciale.