Zv/Kryeministri Bujar Osmani sërish ka dhënë një lajm të mirë. Ai sot ka biseduar me Eurokomisionerin për Zgjerim
Oliver Varheji ku Maqedonia e Veriut ka fituar asje deri tek Fondi Solidar Evropian për ballafaqim me COVID 19.]

Si vend – negociues, Republika e Maqedonisë së Veriut sapo fitoi qasje deri tek Fondi Solidar Evropian për ballafaqim me COVID 19!
Këtë lajm të shkëlqyeshëm përmes video-konferencës ma kumtoi Oliver Varheji, Eurokomisioner për Zgjerim
.” ka shkruar Osmani

Ndryshe në MAqedoninë e Veriut në 24 orët e kaluara, 25 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend edhe atë në Shkup – 7, Kumanovë – 7, Prilep – 2, Tetovë – 5, Strugë – 2, Gjevgjeli – 1, Koçan – 1, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin 354 pacientë.

Sipas vendbanimeve, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup – 183, Kumanovë – 54
Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 12, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumicë – 1, Kriva Pallankë – 1, Koçan – 1.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 257 teste, nga të cilat: përmes Institutit të Shëndetit Publik – 131, përmes Fakultetit të Veterinarisë – 25, Biotek – 24, Klinikës “Jan Mitrev” – 2. Deri më tani janë kryer gjithsej 3,775 teste të Kovid-19, qëndron në komunikatë.