OBRM-PDUKM: Duhet dorëheqje e gjithë qeverisë, jo individë të eshalonit të tretë

Maqedoni 16.10.2019 / 10:02

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se dorëheqje duhet të jep gjithë qeveria, e jo vetëm individë të eshalonit të tretë.

Nga kjo parti thonë se zv.ministri i Shëndetësisë Asim Musa, i cili dje dha dorëheqje, e ndjek modelin e Zaevit “një euro për Vicen”, .

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se dorëheqje duhet të jep gjithë qeveria, e jo vetëm individë të eshalonit të tretë.

Nga kjo parti thonë se zv.ministri i Shëndetësisë Asim Musa, i cili dje dha dorëheqje, e ndjek modelin e Zaevit “një euro për Vicen”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vend të dorëheqjeve të funksionarëve nga eshaloni i tretë, duhet të dorëhiqet Zoran Zaevi, i cili është kryeministri i vetëm i amnistuar në Evropë. Zaev është koka e krimit. Dorëheqje duhet edhe nga Dragi Rashkovski, i cili është incizuar se si kurdis tender prej 1.8 milionë eurove. Dorëheqje duhet edhe nga Jovan Despotovski, Venko Filipçe, Den Donçev dhe të tjerë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Zoran Zaevi dhe kabineti i tij duhet të largohe, pasi sipas tyre, me ta Maqedonia ka ngecur.




Comments are closed for this post.

Të fundit